Site icon PrishtinaPress

“Ti s’e di çka është shkenca”, Shala dhe Kelmendi me tone të ashpra rreth diskutimeve për Kodin Civil

Në emisionin “Pressing” në T7, po debatohet lidhur me premtimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të garantuar të drejtën e regjistrimit të bashkësive civile për personat me gjini të njëjtë në Kosovë. Diskutimi u fokusua rreth nevojës për kalimin e Kodit Civil për të garantuar këtë të drejtë për komunitetin LGBT në vend.

Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, dhe Azdren Shala nga Partia Socialdemokrate (PSD) u përballën me argumente të ndryshme në lidhje me këtë çështje. Në një moment të tensionuar, Shala akuzoi Kelmendin për mungesë kuptimi të shkencës, duke nxitur reagimin e Kelmendit.

“Po ti nuk dinë çka është shkenca”, iu drejtua Shala.

“Unë nuk di çka është shkenca a?”, u kundërpërgjigj Kelmendi.

“Ecë, shko ku e ke derën. Kjo është kultura juaj e rrugaçërisë. A e din kush jeni ju, a din çfarë kulture keni”, vazhdoi Kelmendi.

“Këtu është Evropë. Pikë”, ia ktheu Shala.

Exit mobile version