Në emisionin “Pressing” në T7, po debatohet lidhur me premtimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të garantuar të drejtën e regjistrimit të bashkësive civile për personat me gjini të njëjtë në Kosovë. Diskutimi u fokusua rreth nevojës për kalimin e Kodit Civil për të garantuar këtë të drejtë për komunitetin LGBT në vend.
Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, dhe Azdren Shala nga Partia Socialdemokrate (PSD) u përballën me argumente të ndryshme në lidhje me këtë çështje. Në një moment të tensionuar, Shala akuzoi Kelmendin për mungesë kuptimi të shkencës, duke nxitur reagimin e Kelmendit.
“Po ti nuk dinë çka është shkenca”, iu drejtua Shala.
“Unë nuk di çka është shkenca a?”, u kundërpërgjigj Kelmendi.
“Ecë, shko ku e ke derën. Kjo është kultura juaj e rrugaçërisë. A e din kush jeni ju, a din çfarë kulture keni”, vazhdoi Kelmendi.
“Këtu është Evropë. Pikë”, ia ktheu Shala.