0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kolegji ISPE vlerë evropiane në qendër të Prishtinës

Izolimi është gjithmonë metaforik – së paku sa i përket mundësive dhe shkëmbimit të përvojave, investimit të kohës, vëmendjes dhe kapitalit në krijimin e një të ardhme të ‘pakufishme’ të dijes dhe mundësive.
Shembull ideal i thyerjes së këtyre barrierave izoluese është vetë misioni i Kolegjit ISPE, i cili e udhëheqë atë drejt ofrimit të mundësive ekuivalente akademike Evropiane në qendër të Prishtinës. Në nivel institucional, por edhe në atë personal, përvoja e fituar në Kolegjin ISPE ju afron dhe adapton me parimet dhe aftësitë akademike të kërkuara nga tregu i punës aktual e po ashtu ju përgatitë për t’i prirë regjimentit të dijes që do ta avancojë agjendën Evropiane të Kosovës, e ç’është më e rëndësishmja, të na përfaqësojë dhe udhëheqë me dinjitet edhe më tej.
Programet studimore të Kolegjit ISPE paraqesin simbolikisht shtyllat e funksionimit të një shteti efikas dhe të orientuar drejt zhvillimit. Duke respektuar misionin ambicioz që i ka përcaktuar vetes, Kolegji ISPE në vitin akademik 2016/2017 do të ofrojë këto programe të akredituara studimore:
Në nivelin Bachelor, pesë programe studimore, dhe atë në:

  • Program studimor në Studime të Integruara Evropiane, ku studentët kanë mundësinë të pajisen me shkathtësitë dhe aftësitë për të udhëhequr Kosovën drejt të ardhmes Evropiane. Mundësitë e punësimit në këtë program ekskluzivisht specifik janë të mëdha, duke u nisur nga nevojat e tregut të Kosovës për kuadro që janë njohës të proceseve dhe institucioneve të BE-së, në rrugën që po kalon vendi jonë drejtë aderimit në BE, e edhe pas saj. Ky program studimor është përpiluar në pajtueshmëri të plotë dhe nw bashkwpunim me Universitetin e Bremenit dhe Heidelbergut nw Gjermani, me të cilët Kolegji ISPE ka marrëdhënie të ngushta dhe marrëveshje të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të stafit akademik dhe studentëve. Prandaj edhe ligjëratat në këtë program studimor janë gjithmonë të kohës, të ligjëruara nga profesorë me renome ndërkombëtare dhe vendore.
  • Program studimor në Ekonomiks, i cili i ofron studentëve mundësinë që të veçohen nga të diplomuarit në këtë fushë me planprogram unik, i cili përveç lëndëve bazë të fushës së Ekonomikut, ofron programe inter-disiplinore që shfrytëzojnë dijen e krijuar të studentëve nga lëndët bazë në elaborimin e çështjeve që kanë të bëjnë me politikat ekonomike, integrimet evropiane, standardizimin, organizatat ndërkombëtare etj. I gjithë ky sfond degëzohet në katër drejtime që zgjedhën nga studentët:
    • Banka, Financa dhe Kontabilitet
    • Marketing
    • Menaxhment dhe Informatikë
    • Ekonomiks

Këto profilizime e definojnë edhe specializimin e tyre pas diplomimit. Ligjëruesit e këtij programi studimor, që vijnë nga bota akademike dhe profesionale kanë kompetenca të larta për zhvillimin e lëndëve që i shërbejnë krijimit të dijes specifike për studentët, ashtu që ata të jenë gjithmonë përpara konkurrencës në tregun e punës.

  • Program studimor në Studime të Sigurisë, paraqet mundësinë unike që të krijoni kompetenca dhe dije t’i bashkoheni njërit ndër segmentet kyçe shtetërore, atij të sigurisë. Njohuritë e fituara në këtë program studimor ju ofrojnë përparësi konkurruese që të punësoheni dhe avancoheni në sektorin e sigurisë; në institucione si Policia e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë të Kosovës. Ky program është shumë-dimensional dhe modern, i mbështetur dhe ligjëruar nga figurat më eminente botërore të fushës së sigurisë – Gjeneral Klaus Reinhardt (ish Komandant i KFOR, Gjeneral i NATO-s), Gjeneral Karl-Heinz Lather (Komandant i NATO SHAPE, Gjeneral i NATO-s), profesorë nga Universiteti i Heidelbergut përmes Marrëveshjes së bashkëpunimit dhe shkëmbimit të stafit akademik, udhëheqës të strukturave institucionale relevante në Kosovë etj.
  • Program studimor në Juridik, është një kurrikulë bashkëkohore e cila mbështetet në standardet ndërkombëtare të arsimit të lartë dhe që do të aftësojë studentët në këtë fushë të prodhojë kuadro cilësore dhe të mirëfillta për ti shërbyer tregut të punës. E Drejta Evropiane, Tregu i Brendshëm i Bashkimit Evropian, Konkurrenca dhe e Drejta e Punës në BE, janë vetëm disa nga lëndët mësimore të cilat do të zhvillohen krahas studimit të së drejtës duke i dhënë këtij programi një diversitet të mundësive të shkëlqyera për juristët e ardhshëm të Kosovës. Ky program, nisur nga rëndësia dhe ndikimi profesional i profilit të juristit organizohet për 4 vite, me ç’rast titulli LLB shoqërohet me 240 kredi ECTS, që i mundëson studentëve të vazhdojnë Master të Avancuar drejtpërdrejtë pas përfundimit të studimeve në cilindo institucion Evropian.
  • Program studimor në Shkenca Politike, është një program i sofistikuar dhe atraktiv për studentë, ku ndër të tjera, do të ofrohen studimet mbi qeverinë, politikat dhe proceset publike, sistemet dhe sjelljet politike dhe menaxhimin dhe analizën e politikave qeveritare. Me stafin akademik mjaft të përzgjedhur, studentët do të përmirësojnë aftësitë e tyre komunikuese dhe hulumtuese si dhe do të do të fitojnë kompetenca administrative. Kolegji ISPE përkujdeset që studentët e këtij programi të përfitojnë nga kurset e vazhdueshme të gjuhëve të huaja, komunikimi dhe media, apo edhe debatet bashkëkohore.

Në nivelin Master, dy programe studimore:

  • Master në Studime Evropiane, program studimor i cili ofron specializim të profilizuar në njërin nga drejtimet:
  • E Drejta e BE-së,
  • Integrime Ekonomike Evropiane dhe
  • Politikat e BE-së.

Duke kapitalizuar në dijen e krijuar nga niveli Bachelor i studimeve në fusha relevante, ky program i avancuar i përgatitë studentët për punësim në nivele të larta, ofrimin e konsulencës dhe ekspertizave me sfond Evropian, si dhe përmes aplikimeve të metodave moderne dhe praktike të mësimnxënies krijon vlera të konvertueshme dhe aplikueshme në vend të punës. Rëndësia e shtuar e proceseve Euro-integruese dhe gjendjes faktike të mungesës së kuadrove të kualifikuara për absorbimin e fondeve të BE-së dhe plotësimin e Kritereve për Anëtarësim e bëjnë këtë program shumë atraktiv dhe relevant për vendin tonë.

  • Master në Studime të Sigurisë, që është një program ekskluzivisht i veçantë i cili ofron mundësinë që pjesëtarët e institucioneve të sigurisë, por edhe të interesuarit që të punësohen/ avancohen në këto institucione të thellojnë njohurinë dhe kompetencat përmes një programi ambicioz të ndërlidhjes së standardeve akademike ndërkombëtare me sfondin profesional të aplikueshëm në Kosovë dhe rajon. E ligjëruar nga personat më kompetent të fushës në nivel ndërkombëtar, ky program synon të vendosë standardet akademike të fushës së Studimeve të Sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Duke u nisur nga këto oferta akademike, të diplomuarit e Kolegjit ISPE përveç që punësohen në instancat e sektorit privat dhe publik, garantojnë në cilësinë e punës dhe rezultateve të tyre. Të pajisur me dije nga Ekonomiku, Juridiku, Shkencat Politike, Studimet e Sigurisë dhe atyre Evropiane, studentët që diplomojnë nga Kolegji ISPE janë të gatshëm të sfidojnë të ardhmen dhe të triumfojnë./PrishtinaPress.eu
(Shkrim i sponsorisuar)

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img