Site icon PrishtinaPress

“Ti më për mu kurrë nuk guxon me shkru” / Pozhari thotë se u kërcënua nga një zyrtar i Qeverisë Kurti

Analisti politik, Xhevdet Pozhari, ka thënë se të premten se është kërcënuar nga një zëvendësministër i Qeverisë Kurti.

“Ti më për mu kurrë nuk guxon me shkru”, i ka cituar Pozhari fjalët e “kërcënuesit”.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shtuar se “sa poshtë kanë rënë disa”.

“Sonte një zv/ministër i Qeverisë Kurti të cilin e kam kritikuar më parë për deklarime absurde, më kërcënoi me fjalët: Ti më për mu kurrë nuk guxon me shkru. Sa poshtë kanë rënë disa!”, ka shkruar ai.

Pozhari është mbështetës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, por shpesh kritikon funksionarët në Qeveri.

Exit mobile version