Site icon PrishtinaPress

“Ti je shpiun” – përplasen ashpër Gashi dhe Abazi, përmendet Xhavit Haliti

Komentatori politik Astrit Gashi e ka quajtur “shpiun” Haki Abazin.

Në një debat të ashpër mes njëri-tjetrin të mërkurën në Debat Plus në RTV Dukagjini, Gashi dhe deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, kanë shkëmbyer akuza të ashpra me njëri-tjetrin.

Debati mes tyre ka nisur pas akuzave të Gashit ndaj Abazit lidhur me qasjen e tij ndaj mediave në Qeverinë Kurti 1.

“Ti ke qenë ma militant se militantat 100 vjet VV. S’ke lënë kënd pa e shah. Një Kosovë e shajshe”, i ka thënë Gashi, Abazit. “Sali Zyba ta merrke inat. ‘Qysh u bo Hakia më i vështirë se unë’, thojke. Mos të flasim për të tjerë”.

Gashi ka thënë se Abazi ishte djegur në politikë dhe se fatin e njëjtë do ta ketë edhe Mimoza Kusari-Lila.

Abazi i është kundërpërgjigjur Gashit me akuza të rënda.

“Ti, a din ku e ke inatin? Inatin e ke që ke qenë pjesë e mafisë energjetike dhe pastaj e ke humb projektin. Ti, bashkë me Baton Haxhiun keni qenë pjesë e mafisë energjetike”, ka akuzuar Abazi, Gashin.

Gashi i ka quajtur shpifje pretendimet e Abazit.

“Unë s’kam qenë kurrë pjesë e mafisë energjetike. Unë kam qenë kundër mafisë energjetike serbe prej vitit 2001. Shkrimi i parë kundër mafisë energjetike serbe është shkruar prej meje”, ka thënë Gashi.

“Mos më thuaj ti mu pjesë e mafisë energjetike, sepse unë e Batoni s’kemi lidhje me këtë punë. Ti i ke shpall UDB-asha sepse e ki backgroundin e rrezikshëm. Unë nuk e di a je ti shpiun a jo! Nëse je ti shpiun, unë besoj që ke punuar për dikënd tjetër. Ti e din sa ke punu për Xhavit Halitin. Ti e din darkat që i ke hangër në Vjenë për ta bërë qeverinë në Kosovë. Ti e din, Haki”.

Exit mobile version