6.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

“T’i japin fund kësaj rezistence të kotë “/ Lideri çeçen: Mbi 1 mijë ushtarë ukrainas u dorëzuan në Mariupol

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov tha se më shumë se 1,000 trupa marinar ukrainas që gjenden në qytetin port të rrethuar të Mariupolit i janë dorëzuar ushtrisë ruse, duke u bërë kështu thirrje forcave të mbetura të ngujuara në fabrikën e çelikut Azovstal të dorëzohem.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar ende postimin e Kadyrov në Telegram.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, në raportin e tij të mëngjesit të mërkurën, tha se forcat ruse po vazhdojnë me sulme në Azovstal dhe port.

Televizioni rus tregoi fotografi të tripave marinarë ukrainas që sipas tyre janë dorëzuar në Illich Iron and Steel Works në Mariupol të martën, shumë prej tyre të plagosur, raporton Reuters.

Ndërkohë, pamje të tjera tregojnë sipas televizionit rus ushtarë ukrainas duke ecur në një rrugë me duart lart. Njëri prej tyre mban një pasaportë ukrainase. Nuk është e qartë se cilës fabrikë në Azovstal apo Illich Iron and Steel Works i është referuar Kadyrov në postimin e tij.

“Aktualisht ka rreth 200 njerëz të plagosur brenda Azovstal të cilët nuk mund të marrin trajtim mjekësor,” tha udhëheqësi çeçen.


“Do të ishte më mirë si për ata ashtu edhe për të tjerët që t’i jepnin fund kësaj rezistence të kotë dhe të shkonin në shtëpi te familjet e tyre.

Kadyrov është një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin dhe ka afruar pranë vetes shumë luftëtarë në Ukrainë, për të mbështetur forcat ruse.

Në një postim të mëparshëm, ai premtoi se forcat e tij do të pushtonin Mariupolin dhe do të avanconin në qytete të tjera të Ukrainës, përfshirë Kievin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img