Objektet e institucioneve të ndryshme, shpesh herë janë cak i keqbërësve të cilët përmes akteve vandale shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale.
Kështu ka ndodhur edhe me zyrën e Stacionit të Autobusëve në Istog, , pasi së fundi ka qenë cak i një sulmi nga disa persona ende të paidentifikuar.
Brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se drejtori I Stacionit ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se persona të panjohur natën e së premtes kanë hyrë me forcë brenda zyrës duke thyer derën e saj.
Momentalisht nuk raportohet për vjedhje, mirëpo është demoluar zyrja.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, të cilat kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë në tentativë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve./PrishtinaPress/