Shkaku festës së “Halloween”, po vazhdojnë aktet vandale në Prishtinë.
Pas sulmeve me vezë, është thyer xhami i një autobusi të “Trafikut Urban”.
Autobusët vazhdimisht goditen me vezë dhe gjësende tjera për shkak të festës “Halloween”, ani pse është apeluar tek prindërit që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos lejojnë që fëmijët e tyre të dëmtojnë autobusët.