3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Thyhet rekord,deficiti arrin në 1.16 miliardë euro

Bilanci tregtar i mallrave në Kosovë për Tre Mujorin e Katërt të vitit 2022, ka shënuar deficit tregtar prej 1.16 miliardë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 22.7 përqind. Thuhet në raportin e BQK-së.

“Arsyeja kryesore e rritjes së deficitit tregtar ndërlidhet nga vlera e lartë e importit të mallrave, vlerë që kryesisht reflekton rritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe për pasojë, çmimet e importit. Në këtë tremujor, ekonomia e Kosovës ka importuar mallra në vlerë prej 1.49 miliard euro, ndërkohë që në të njëjtën periudhë, janë eksportuar mallra në vlerë prej 232 milionë euro. Eksportet kanë mbuluar vetëm 15.6 përqind të importeve. Vlera e gjithsej eksporteve në TM4 2022 arriti në 232.4 milionë euro, që përkon me një rritje vjetore prej 11.5 përqind, rritje që kryesisht i’u atribua çmimeve në tregjet ndërkombëtare, por edhe rritjes së sasisë së eksportuar sasia e mallrave shënoi rritje prej 4.1 përqind në TM4 2022. Struktura e mallrave dhe kompozicioni i mallrave të eksportuara mbeti e pandryshuar”, thuhet në raport.

Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në TM4 2022 mbeten Ballkani Perëndimor me 36.3 përqind të gjithsej eksporteve, dhe vendet BE-së me 35.4 përqind. Ekonomia e Kosovës kryesisht rezulton të ketë eksportuar mallra të metaleve bazë, të destinuara kryesisht në vendet e rajonit, pasuar nga eksportet e produkteve të plastikës, përfshirë gomës dhe mineraleve, të eksportuara kryesisht në vendet e BE-së.

“Duke arritur në 60.2 përqind të BPV-së, vlera e mallrave të importuara arriti në 1.49 miliardë euro në TM4 2022 , një rritje vjetore prej 12.5 përqind. Rritja e komponentës së importit i’u atribua kryesisht dinamikave të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, përderisa sasia dhe pesha e përgjithshme e importuar rezultojnë të kenë shënuar rënie prej 4.5 përkatësisht 14.5 përqind, ndikuar nga ngadalësimi i kërkesës së përgjithshme në vend”, thuhet në vlerësimin e ekonomisë të publikuar nga BQK.

Struktura e kategorive të mallrave të importuara mbeti e pandryshuar, me produktet minerale, artikujt ushqimorë dhe makineritë përfshirë pajisjet shtëpiake si kategoritë kryesore të importit (grafik 11). Ndërsa pjesëmarrja sipas kategorive kryesore u dominua nga kategoria e mallrave te ndërmjetme prej 50.7 përqind, mallrat konsumues 31.0 përqind, deri sa kategoria e mallrave kapitale vazhdon te mbetet e ulët prej 10.1 përqind e importit të përgjithshëm. Rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare kryesisht nga kategoria e ushqimeve dhe energjisë, potencialisht mund të ndikoj në rritjen e vlerës së importit të mallrave të ndërmjetme dhe të konsumit. Rreth 42.1 përqind e importeve të mallrave ka ardhur nga vendet të Bashkimit Evropian (625.5 milionë euro), ndër të cilat peshën kryesore vazhdon ta ketë Gjermania me 11.6 përqind të gjithsej importeve. Nga vendet e rajonit, Kosova importoi 17.7 përqind e importit te përgjithshëm, apo 262.3 milionë euro. Ndërkohë importi i mallra nga Turqia ka arritur në shume prej 262.1 milionë euro apo 17.6 përqind e gjithsej importeve./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img