2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Thyhet gota në takimin e “Open Balkan”, Rama: Syri i keq ka marrë një goditje (foto)

Në takimin e sotëm të “Ballkanit të Hapur” në Tiranë, është thyer në gotë teksa kryeministri shqiptar Edi Rama po ia kalonte fjalën te komisionerit të Be-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi i lidhur me Skype.

Rama e kaloi me batutë këtë situatë duke theksuar se pas kësaj syri i keq ka marrë një goditje dhe tashmë e ka të pamundur të marrë veten.

“Ai ka qenë shumë në ndihmë në përcaktimin e korridoreve të gjelbërta. Oliver jeni miku më i mirë i të gjashtëve ne në Bruskel.

Tani mund të flasësh tre të pranishmëve dhe atyre që mungojnë. Faleminderit. U thye një gotë. Në traditën tonë, syri i keq sa mori një goditje. E pamundur që të marrë veten. Kështu që është lajm i mirë për Ballkanin e Hapur”, u shpreh Rama. m.v/Abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img