0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Thyerjet e veturave – Policia kërkon nga bashkatdhetarët që të kenë kujdes

Policia e Kosovës (PK), ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes duke mos lënë gjësende të ndryshme të dukshme në brendi të automjeteve.

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur raste kur disa vetura, kryesisht me targa të huaja, pasi i janë thyer xhamat, janë kryer vjedhje nga ato, pasi janë vërejtur gjëra të ndryshme si çanta, veshje (pallto), telefona celularë, dokumentacione të ndryshme etj, të cilat janë lënë në hapësira të dukshme brenda në automjete, të parkuara në lokacione të ndryshme.

“Andaj apelojmë tek të gjithë qytetarët, me theks të veçantë tek bashkatdhetarët, që në veturat e tyre (në pjesë të dukshme, në ulëse) të mos lënë gjëra që mund të jenë shkak që keqbërësve të thyejnë vetura për të arritur tek ato gjësende. Policia e Kosovës, vazhdon të mbetet e përkushtuar në zbardhjen e çdo rasti, në identifikimin e çdo personi të dyshuar, me qëllim për të zbatuar synimet e saja, për të ofruar siguri dhe ambient të qetë për të gjithë si dhe për të ruajtur pronat publike dhe ato private”, thuhet në njoftim.

Tutje, Policia falënderon qytetarët në këtë rast bashkatdhetarët, për bashkëpunimin e treguar në të mirë të sigurisë publike në përgjithësi, e në veçanti të ruajtjes së pronës private. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img