-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Thuaj jo qeseve plastike”, Aliu ndan detaje nga Udhëzimi i ri Administrativ

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se do të fillojë së shpejti zbatimi i Udhëzimit Administrativ për Ambalazhin dhe Mbeturinat e Ambalazhit.

E gjitha kjo po bëhet për të pasur një ambient më të pastër dhe për të mos përdorur qese të plastikës.

“Përmes këtij Udhëzimi do të përcaktohen kushtet, procedurat, përgjegjësitë dhe detyrimet për prodhuesit, importuesit, shitësit dhe palët e tjera të përfshira, për të garantuar sigurinë dhe cilësinë e produkteve të ambalazhuara” tha Aliu.

Ministri bëri të ditur se synohet që, përmes këtij vendimi, të mbrohet shëndeti dhe promovohet mjedisi i qëndrueshëm dhe i pastër.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Tashmë në Mbledhjen e Qeverisë, kemi Miratuar Udhëzimin Administrativ për Ambalazhin dhe Mbeturinat e Ambalazhit, për ti hapur udhë procedurave tjera të rradhës.

Përmes këtij Udhëzimi do të përcaktohen kushtet, procedurat, përgjegjësitë dhe detyrimet për prodhuesit, importuesit, shitësit dhe palët e tjera të përfshira, për të garantuar sigurinë dhe cilësinë e produkteve të ambalazhuara.

Synimi është që të ndikojmë në mbrojtjen e shëndetit dhe promovimin e një mjedisi të qëndrueshëm e të pastër për të ardhmen tonë dhe për brezat e ardhshëm.

Ky Udhëzim Administrativ hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Masat fillojnë të zbatohet një (1) muaj pas hyrjes në fuqi të Udhëzimit Administrativ.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img