-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Thjeshtë çmenduri”, deputeti gjerman i reagon Hillit që e quajti partner Vuçiqin dhe vuri Kurtin në pikëpyetje

Politikani gjerman Reinhard Bütikofer, që është deputet i Parlamentit Evropian, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, i cili tha se Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq e konsiderojnë si “partner të mirë”, derisa për Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin tha se është i pasigurt nëse ende mund të konsiderohet partner i SHBA-së.

Përmes një postimi në Tëitter, Bütikofer ka thënë se kjo është “thjeshtë çmenduri”.


“Ambasadori i ShBA’së në Serbi, Christopher Hill, duke komentuar konfliktin e vështirë Serbi-Kosovë, e quan Presidentin Vuçiq “partner të mirë” derisa vë në pikëpyetje nëse Shtetet e Bashkuara ‘mund ta konsiderojnë ende” Kryeministrin e Kosovës “partner”. Thjeshtë çmenduri”, ka shkruar Bütikofer.


Ndryshe, Hill ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë probleme thelbësore me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur, për shkak të papajtueshmëruve për situatën e tensionuar në veri.

Hill ka thënë se është i pasigurt nëse Kurti ende mund të konsiderohet partner i SHBA-së, por ka thënë se ky vendim i takon ambasadës amerikane në Prishtinë.

“Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë. Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. Por këtë vendim ia lë ambasadës sonë në Prishtinë”, ka deklaruar Hill te Zëri i Amerikës.

Hill ka theksuar se Kurti duhet të bëjë disa ndryshime në qasjen e tij lidhur me veriun, nëse dëshiron që të llogaris si partner te SHBA dhe BE. Sipas tij, kjo gjë i është bërë e qartë nga ambasadori në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Ai ka thënë se nuk mban mend të ketë pasur ndonjëherë ndarje kaq të mëdha mes Prishtinës dhe Uashingtonit.

“… mendoj se zoti Kurti është informuar plotësisht nga ambasadori ynë në Prishtinë, nga zoti Lajçak dhe zoti Escobar, se do të duhet të bëjë disa ndryshime nëse dëshiron të llogarisë tek ne si mik dhe partner. Nuk mbaj mend të kem parë ndonjëherë ndarje kaq të thella në marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Uashingtonit”, ka thënë Hill.

Ndërkohë, duke folur për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Hill ka thënë se e konsiderojnë partner të mirë.

“ Ne e konsiderojmë ai si një partner të mirë, ai dhe qeveria e tij janë partnerë të mirë në këtë proces. Dhe shpresojmë që kështu të vazhdojë. Ne do të donim që ai të bënte ç’është e mundur për të shtensionuar situatën dhe shohim që tashmë po shohim shenja se zbatohet. Kjo është shumë pozitive”, është shprehur Hill.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img