Dita e djeshme ishte e zezë për Cristiano Ronaldon.
Ylli portugez nuk kaloi aspak mirë në ndeshjen e Al-Nassr ndaj Al-Ittihad.
Në fakt, para ndeshjes, tifozët e ekipit kundërshtar e provokuan atë duke e thirr emrin e Leo Messit.
Ai buzëqeshi me injorancë, edhe pse u pa që nuk i vinte aspak mirë kur i dëgjonte thirrjet: “Messi, Messi”.
E më pas, ekipi i tij, Al-Nassr pësoi humbje 0:1 nga Al-Ittihad dhe e humbi edhe primatin.
Kjo bëri që 38 vjeçarit t’i akumulohej nervoza dhe pas lojës doli nga kontrolli.
Duke shkuar në dhomat e zhveshjes, “CR7” i mllefosur e shqelmoi një shishe plastike dhe e hoqi edhe shiritin e kapitenit duke e hedhur po ashtu.
Ronaldo e demonstroi edhe një herë që s’mund të pajtohet me humbjen dhe se dëshiron të fitojë gjithmonë, kudo që luan.