9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Thirrja prekëse e 19-vjeçares: Më lini të vdes, nuk rri dot brenda trupit tim

Një adoleshente lutet që ta lejojnë të vdesë pasi vuan nga një sëmundje misterioze. Ajo thotë se nuk mund të jetojë më brenda trupit të saj. Shëndeti i Paula Diaz degradoi në mënyrë të papritur dhe tani në moshën 19-vjeçare, ajo nuk lëviz dot nga shtrati.
E reja nga Kili, sipas asaj, që shkruan e përditshmja britanike “Mirror” i ka bërë së fundmi thirrje Presidentes së vendit, Michelle Barchelet, që ta lejojë atë të vdesë.

“Nuk mund të pushoj për asnjë sekondë të vetëm. Dhimbja dhe parehatia është kaq e madhe sa nuk mund të relaksohem as ditë e as natë”.

“Të lutem mesa kam fuqi të vish të më shohësh, sepse nuk mund të pres më shumë”, shprehet ajo në një video publike drejtuar Presidentes Barchelet.

Motra e Paulas, duke folur për mediat vendase zbuloi se sëmundja e së resë nisi në Nëntor të 2013-s dhe shumë prej simptomave janë të panjohura për mjekët.
Ajo shfaqi fillimisht lëvizje të pa kontrolluara të trupit dhe spazma dhe më pas nisi të humbte ndjeshmërinë tek këmbët dhe duart.

Mjekët nuk mundën që ta diagnostikonin me një sëmundje specifike e në këtë pikë nisi dhe kalvari i gjatë i familjes së saj në specialistë, trajtime e qendra të ndryshme mjekësore.

Një ekspert i tha të ëmës që gjendja e 19-vjeçares mund të ketë ardhur për shkak të dy vaksinave që ajo kishte bërë në Gusht të vitit 2013.

Paula është e detyruar të qëndrojë në shtrat me këmbët e saj të kthyera mbrapsht, ndërsa vuan nga ndjeshmëria e lartë e dritës dhe ka një ndjenjë djegieje të vazhdueshme në të gjithë trupin.

Ajo nuk mund të flejë dhe nuk ka asgjë që të mund ta çlirojë nga dhimbjet. “Do të vijoj të luftoj derisa Presidentja të më ndihmojë. Kërkoj për paqe, asgjë më shumë, nuk mund të qëndroj më brenda trupit tim”, tha adoleshentja.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/thirrja-prekese-e-19-vjecares-me-lini-te-vdes-nuk-rri-dot-brenda-trupit-tim-498675/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img