9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Thirrja për qasje më të ashpër ndaj Serbisë, Kurti falënderon perëndimin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar ndërkombëtarët, me theks të veçantë deputeten angleze Alicia Kearns, senatorin Bob Mendez, dhe kryetarin gjerman për politika të jashtme Michael Roth, në thirrjet e këtyre të fundit për ashpërsim të raporteve të perëndimit me Serbinë.

Faleminderit Alicia Kearns, Bob Mendez, Michael Roth dhe pjesës tjetër të kryetarëve të komisioneve të punëve të jashtme dhe parlamentarëve të lartë, të cilët kanë bërë thirrje për solidaritet me Kosovën, dhe për një qasje më të vëmendshme të rajonit ndaj kërcënimit që vjen nga qëndrimi dhe veprimet agresive të Serbisë” ka shkruar Kurti.

Ka qenë Alicia Kearns, ajo që deklaroi se 10 kryetarë të komisioneve për punë të jashtme si dhe 56 deputetë i kanë bërë thirrje ShBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe, që të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë, raporton Indeksonline.

Bëhet fjalë për një letër të dërguar krerëve shtetërorë të perëndimit, ku mes të tjerash është paralajmëruar që t’i jipet vëmendje tendencave destabilizuese të Serbisë.

Në letër ishin nënshkruar edhe kryetarët e komiteteve të politikës së jashtme të Britanisë, Çekisë, Ukrainës, Irlandës, Estonisë e Lituanisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img