Site icon PrishtinaPress

Thirrja e Rifat Jasharit: Për hir të gjakut të dëshmorëve, të bëhemi bashkë dhe ta çojmë Kosovën përpara

Rifat Jashari, vëllau i komandantit Adem Jashari ka mbajtur një fjalim tejet emocionues në parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që u mbaj për nder të Epopesë së UÇK-së.

Ai tha se gjuha serbe në trojet e Kosovës më nuk do të komandohet.

“Sot përpara janë djemtë tanë, bijat tona, dhe komanda bëhet në gjuhën shqipe. Gjuha serbe në këto troje më nuk do të komandohet”, tha Rifat Jashari.

Vëllau i komandantit legjendar pati një thirrje edhe për krerët e shtetit, raporton lajmi.net

Kërkoi nga ta që të bëhen bashkë dhe ta çojnë Kosovën drejt zhvillimit.

“Ne pasardhësit e kemi obligim moral e të domosdoshëm, që për hir të gjakut e luftës, të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe ta çojmë Kosovën përpara ashtu siç na ka hije”, deklaroi Rifat Jashari.

Ndryshe në këtë ceremoni morën pjesë edhe zyrtarë të institucioneve dhe të korit diplomatik.

Exit mobile version