Site icon PrishtinaPress

Thirrja e fundit e Apostolovas: Mos e humbni rastin, nesër votojeni për qytetarët e Kosovës

Shefja e zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova është takuar sot me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Pas takimit, Apostolova e ka bërë thirrjen e fundit që nesër të votohet ligji për demarkacionin me Malin e Zi.

“Kemi patur takim të rregullt me kryetarin. Në javët e fundit kemi patur hapa të rëndësishëm për Kosovën për kalimin e demarkacionit të cilat i kemi vlerësuar shumë. Dua të them që jemi afër që ta zgjedhim këtë çështje, andaj besoj se ratifikimi i demarkacionit në kuvend duhet të bëhet nesër. Kosova akoma duhet të vazhdoi luftën kundër korrupsionit, duhen përpjekje, por ratifikimi na afron te liberalizimi i vizave.

Deputetët duhet të mendojnë për qytetarët e tyre, sepse liberalizimi hap mundësi për studentët, punëtorët, për hapjen e vendeve të punës. Pra, dëshirojmë që me liberalizimin Kosova të jetë vend më i mirë për rininë. Mos e humbni rastin, vizita e Juncker, Hahn dhe Moghereni që ti jepni shtytje Kosovës në BE.

Exit mobile version