Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ndërprerë fjalën e tij teksa ishte duke prezantuar kandidaten për kryetare të Bashkisë së Roskovecit, për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një video të ndarë nga ABC News, duket kryeministri shqiptar i cili në kohën e thirrjes së ezanit, (thirrje islame për namaz), ka ndërprerë fjalën në shenjë respekti.
Përveç Ramës, në heshtje për disa minuta kanë qëndruar edhe qytetarët e mbledhur.
Pas përfundimit Rama ka vazhduar fjalën e tij, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve që votën me 14 maj t’ia japin Majlinda Bufit, kandidates së PS-së, për kryetare të kësaj bashkie.