Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka bërë thirrje për protestë paqësore të veteranëve.
Poashtu, Haradinaj ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që t’i marrin parasysh kërkesat e drejta të veteranëve.
“Sot në protestën e Luftëtarëve të vërtetë që me ose pa dashje u gjetën jasht listave të veteranëve , besoj se do kërkohet drejtësi dhe asgjë tjetër.
Unë i ftoj veteranët e luftës që të protestojnë paqësisht dhe në mënyrë të dinjitetshme ashtu siç ishte edhe lufta e shenjtë e UÇK-së.
Poashtu ju bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që t’i marrin parasysh kërkesat e drejta të veteranëve. Pra të nderuar veteranë protestoni me dinjitet” ka thënë Daut Haradinaj.