10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Thirret protestë për lirimin e dy aktivisteve që u arrestuan dje para Qeverisë

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur sot protestë para Prokurorisë së Shtetit për lirimin e dy aktivisteve Neri Ferizi dhe Anita Mjekut.

Gjatë protestës së djeshme të organizuar pas vrasjes së 35-vjecares shtatzënë, Hamide Magashit, nga ish-burri i saj, është arrestuar aktivistja Neri Ferizi, e cila më pas u dërguan në mbajtje. Edhe aktivistja tjetër është Anita Mjeku, është ndaluar sot, pas intervistimit në stacionin e Policisë.

Gjatë ditës janë bërë thrrje në rrjetet sociale për t’u liruar ato, ndërsa sot në orën 17:00 do të protestohet edhe para Prokurorisë së Shtetit.

Postimi i plotë:

THIRRJE PËR PROTESTË PRANË PROKURORISË SË SHTETIT: LIROJINI AKTIVISTET, NERI FERIZI DHE ANITA MJEKU

Sot, ora 17:00, Prokuroria e Shtetit

Aktivistet feministe, Neri Ferizi dhe Anita Mjeku janë ndaluar në mbajtje 48 orë me urdhër të Prokurorisë. Ne e konsiderojmë si jolegjitime dhe të papranueshme, mbajtjen e aktivistes Ferizi dhe e lexojmë si tentativë të shtetit për ta heshtur rezistencën feministe në Kosovë. Institucionet të cilat i lënë të lirë kriminelët burra që dhunojnë dhe kanosin gratë, nuk kanë legjimitet për të burgosur aktivistet që kundërshtojnë papërgjegjësitë institucionale që po i vrasin gratë.

Në kundërshtim të mbajtjes së shoqeve tona në çeli dhe përndjekjen e aktivisteve tjera nga Prokuroria, ne iu ftojmë të na bashkangjiteni sot nga ora 17:00 në protestë pranë Prokurorisë së Shtetit për të kërkuar lirimin e Neri Ferizit dhe Anita Mjekut dhe mos-përndjekjen e aktivisteve feministe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img