Site icon PrishtinaPress

Thirret konferencë për rastin e Zveçanit, Xhelal Sveçla dhe drejtori i PK-së!

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme lidhur me rastin e mbrëmshëm në Zveçan, ku policia ka identifikuar dhe njëherit konfiskuar një veturë me targa serbe, në të cilën kishte pasur një sasi armatimi e mjete të ndryshme ushtarake. Në konferencë pritet të marrë pjesë ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla dhe drejtori i PK-së z. Gazmend Hoxha.

Konferenca është paraparë të mbahet sot: Datë : 24 qershor 2023

Koha/ora: 12:00. Vendi:  Kampi ‘Belvedere’ Mitrovicë Jugu

Ftohen mediat të marrin pjesë dhe ta përcjellin këtë konferencë.

Exit mobile version