Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme lidhur me rastin e mbrëmshëm në Zveçan, ku policia ka identifikuar dhe njëherit konfiskuar një veturë me targa serbe, në të cilën kishte pasur një sasi armatimi e mjete të ndryshme ushtarake. Në konferencë pritet të marrë pjesë ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla dhe drejtori i PK-së z. Gazmend Hoxha.
Konferenca është paraparë të mbahet sot: Datë : 24 qershor 2023
Koha/ora: 12:00. Vendi: Kampi ‘Belvedere’ Mitrovicë Jugu

Ftohen mediat të marrin pjesë dhe ta përcjellin këtë konferencë.