Policia e Kosovës ka njoftuar se një 15-vjeçar dyshohet se në muajin shkurt ka thyer derën e hyrjes në shkollën “Lasgush Poradeci” në Vojnovc të Shtimes.
Sot, i njëjti është shoqëruar në stacionin policor.
Policia thotë se rasti është cilësuar si “dëmtim prone”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Me datën 19.02.2024, rreth orës 18:05, policia e stacionit në Shtime kishte pranuar një informatë se në fshatin Vojnovc të Shtimes është një rast i dëmtimit të pronës, ku ishte thyer dera e hyrjes në shkollën “Lasgush Poradeci”.
Hetuesit policor nën autorizim të prokurorit kujdestar i kishin nisur hetimet dhe pas një pune intensive hetimore kanë arritur që tē identifikojnë një person i moshës 15 vjeçar, të cilin me datën 04.03.2024 e kanë shoqëruar në stacionin e policisë.
Në prani të prindit të tij dhe avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare është intervistuar nga hetuesit policor, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt hetimore.