Site icon PrishtinaPress

“Thërrisnin Vetëvendosje, Vetëvendosje”, zyrtari i LDK-së flet pas sulmit me vezë ndaj Përparim Ramës

Zyrtari i LDK-së, Alban Zogaj ka folur për sulmin që i është bërë kandidatit të LDK-së, për Prishtinën , Përparim Ramës gjatë një debati me qytetarë të ‘Kodrës së Trimave’ në Prishtinë.

Zojaj tha se janë sulmuar nga militantët të cilët vazhdimisht thërrisnin Vetëvendosje, Vetëvendosje.

“Ne ishim në aktivitet në “Kodrën e Trimave”, dhe përderisa kandidati për kryetar të Prishtinës, Perparim Rama ishte duke biseduar me qytetarë të Prishtinës, një grup o të rinjve të cilët erdhën , më afër oborrit të shkollës, “Zenel Hajdini” të cilët vazhdimisht thërrisnin Vetëvendosje, Vetëvendosje, dhe pastaj pas një kohe sulmuan me vezë, grupin dhe të gjithë ata qytetarët që ishin aty me veze, dhe e prishën shijen e një takimi të mirë më qytetaret e asaj ane, dhe me keqardhje e konsideroj se kjo është e pa pranueshme në vitin 2021 në Prishtinë”, tha Zogaj në Kanal10.

Zogaj tha se gara e Prishtinës është garë e ideve të mëdha, është civilizimit të vitit 2021, dhe nuk është garë e gjuajtjeve me vezë, por e projekteve të mëdha

Lidhur me këtë rast kanë reaguar edhe nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Qendra e VV-së në Prishtinë ka thënë se sulmi me vezë ndaj kandidatit të LDK-së për komunën e Prishtinës, Përparim Rama, nuk është bërë nga anëtarët e tyre.

Exit mobile version