Një rast i therjes me thikë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 07:20 në shkollën ‘Motrat Qiriazi’ në Prizren.
Policia ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka therur me mjet të mbrehtë një mashkull tjetër.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, raporton policia.
Rasti është cilësuar si ‘lëndim i lehtë trupor’.