Një therje me thikë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:05, në Podujevë.
Policia bën të ditur se një person ka pësuar lëndime trupore pasi u sulmua fizikisht nga tre të dyshuar.
“Gjatë incidentit njëri nga të dyshuarit e ka qëlluar me thikë në kraharor viktimën” thuhet në njoftim.
Policia thotë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe gjendja e tij është stabile.
Lidhur me këtë rast, një nga të dyshuarit është arrestuar.
I njëjti, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt./Prishtinapress/