Një person është therur me thikë në Ferizaj.
Policia njofton se rasti ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.