Një therje me thikë ka ndodhur në ambientet e një lokali në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Sipas asaj që thuhet në njoftimin e policisë 30-vjeçari me iniciale F. B. ka plagosur me thikë 32-vjeçarin me inicialet M. I., i cili ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë hetimet për kapjen e autorit të dyshuar dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, njofton Klan News.