Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me therjen me thikë që ndodhi dje rreth orës 15:20 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin pasi që ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar.
“Viktima është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë, gjithashtu edhe të dyshuarit iu është ofruar trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë”, thuhet në raport.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.