Nga rrahja që ndodhi pasditen e së premtes në Prishtinë, tre persona u arrestuan pasi sulmuan një person tjetër duke i shkaktuar lëndime në pjesën e kokës (dyshohet me mjet të mprehtë).
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 18:30 në rrugën “2 Korriku”, në Prishtinë.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime në pjesën e kokës (dyshohet me mjet te mprehtë).Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim te prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa njëri nga të dyshuarit lirohet në procedure të rregullt dhe ndaj tij iniciohet rasti pjesëmarrje ne rrahje.