Site icon PrishtinaPress

Theret një 23-vjeçar në Ferizaj

Një person i moshës 23-vjeçar, nën rrethana ende të pasqaruara, ka pësuar lëndime trupore nga therja me thikë në Ferizaj.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën “12 Qershori”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat dhe hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, ndërsa më pas janë angazhuar edhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonalë. Nga hetimet fillestare është konstatuar se, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur i lënduar një person, mashkull, rreth 23-vjeç”, ka thënë ai.

Personi i lënduar është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore, prej nga është transportuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

“Për të gjitha veprimet e nevojshme policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Veseli.

Exit mobile version