Home Baner Theret me thikë një preson në Gjilan, Policia jep detaje

Theret me thikë një preson në Gjilan, Policia jep detaje

Një person është therur me thikë mbrëmë në Gjilan, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima nga goditjet me thikë ka marrë lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Rr. Dëshmorët e Kombit, Gjilan 17.12.2022-22:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke e  goditur me një armë të ftohtë(thikë) me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së./Prishtinapress/

Exit mobile version