Një sherr mes disa personave ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë.
Për pasojë, një 20-vjeçar është therur me thikë, i cili bëhet e ditur se ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikur për jetë.
Të dëmtuar me sende të forta kanë mbetur edhe tre të tjerë, të moshës 19, 30, dhe 32-vjeçar, të cilët, pasi morën ndihmën mjekësore, u shoqëruan në polici.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se është shpallur në kërkim një 25 vjeçar, i dyshuar për therjen me thikë.
“Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e çdo shtetasi tjetër të përfshirë në këtë konflikt”.