Një person është therur me thikë në orët e pasdites së djeshme në Prishtinë.
I njëjti, ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, lidhur më rastin i dyshuari është në kërkim policor.
“Prishtinë 01.09.2022 – 18:15. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin dyshuari është në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.