Site icon PrishtinaPress

Theret me thikë një person në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Policia njofton se të shtunën një person është therur me thikë në Prishtinë dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Prishtinë 23.07.2023 – 04:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të rrethanave ende të panjohura dyshohet se e kishte therrur me thikë viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore dhe për tretman mjekësor është dërguar në qendrën emergjente në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version