2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

spot_img

Theret me thikë një person në Pejë

Një person është therur me thikë gjatë një përleshje mes disa personave.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se personi i lënduar është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor.

Gashi ka njoftuar se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe se policia janë në kërkim.

Rreth orës 19:30, në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, disa persona janë përleshur mes vete. Me të dal policia në vendin e ngjarjes kanë kuptuar se një person është lënduar nga arma e ftoftë, thikë. I njëjti me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur dhe policia është në kërkim t tyre. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit kompetente.” – ka bërë të ditur Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img