Policia ka njoftuar se një person është therur me thikë në Lipjan.
Viktima mashkull kosovar është dërguar menjëherë në emergjencën e Lipjanit.
Viktima pas marrjes së ndihmës së par në Lipjan për tretman mjekësor është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut viktima ka marr lëndime trupore por është jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.