Është arrestuar një person në Fushë Kosovë i cili për shkak të një mosmarrëveshje dyshohet se e kishte godit me thikë viktimën, mashkull kosovar.
Si pasojë e goditjes me thikë, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar thikën e cila dyshohet se ishte përdor në rast.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.