Policia e Kosovës ka raportuar se pas një përleshje mes disa të rinjve në fshatin Kqiç i Madh të Mitrovicës, një i dyshuar e ka goditur me thikë viktimën mashkull, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Hetimet në lidhje me rastin, që sipas Prokurorit të Shtetit është klasifikuar “Vrasje në tentativë”, ende janë duke vazhduar.