Site icon PrishtinaPress

Theret me thikë një i mitur në Prishtinë, bie në pranga një i dyshuar

Për shkak të mosmarrëveshjeve e konflikteve verbale, qytetarët shpesh herë përfshihen edhe në përleshje fizike. E gjatë përleshjeve, pos grushteve përdoren edhe mjete të forta e të mprehta, ku si pasojë shumë raste kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundi në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ në Prishtinë, ku disa persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një të mitur, i cili është therur me thikë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i mituri është dërguar atje me lëndime në kokë si pasojë e sulmit me thikë. Pas intervenimit të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë dëshminë e të miturit, i cili ka deklaruar se është sulmuar nga një grup prej disa personash.

Njësitë policore kanë arritur që të identifikojnë njërin prej të dyshuarve, i cili po ashtu është i mitur dhe i njëjti është arrestuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version