Një i mitur ka therur me thikë disa herë një të mitur në fshatin Shaptej të Deçanit, njofton policia.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË /Fsh. Shaptej, Deçan 08.08.2022 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që me një mjetë të mprehtë (thikë) kishte therur disa herë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.