Site icon PrishtinaPress

Theren dy persona në Pejë, të dyshuarit në arrati

Dy persona janë therur me thikë pas mesnatës në Pejë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spital.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një lokal në qytet.

“Dy të dyshuar janë shpallur në kërkim nga policia. Ata kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë ende në arrati”, tha Gashi.

“Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për nisjen e hetimeve dhe ndërmarrjen e veprimeve që zbardhin rrethanat e rastit”, tha ai.

Sipas raportimit të mediave, konflikti mes palëve ka ardhur për një gotë.

Exit mobile version