Site icon PrishtinaPress

Themeluesi i kompanisë së modës Mango vdes në një aksident në mal 

Isak Andic, themeluesi miliarder i firmës së modës Mango, ka vdekur në një aksident të shtunën. Lajmin e dha kompania e tij në një njoftim zyrtar për mediat.

Mediat spanjolle raportuan se 71-vjeçari ra në një grykë gjatë një ecje në një vargmal pranë Barcelonës. Sipas “El Pais” djali i tij ishte me të kur rrëshqiti.

Biznesmeni i lindur në Turqi themeloi Mango-n në Barcelonë në vitin 1984; sot kompania e ka shtrirë aktivitetin e saj në 120 shtete. Sipas Forbes, pasuria e Andic ishte 4,5 miliardë dollarë.

CEO i Mango-s, Toni Ruiz, tha në një deklaratë: “Largimi i tij lë një boshllëk të madh, por të gjithë ne jemi në një farë mënyre, jemi dëshmia e arritjeve të tij. Tani na takon ne që Mango të vazhdojë të jetë projekti që Isak donte që të ishte dhe për të cilin ndihej krenar”

Exit mobile version