2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Themelorja jep detaje për masën e paraburgimit ndaj serbit të dyshuar për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për caktimin e masës së paraburgimit ndaj serbit S.L për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Krime të luftës kundër popullsisë civile”.

Në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.L dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri S.L lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij dhe në këtë mënyrë mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale”.

“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Për të njëjtin rast, Klan Kosova ka raportuar me anë të burimeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img