2.2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Themelohet Task-Forca e Gjelbër për mbrojtjen e mjedisit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka njoftuar se ky dikaster do ta nënshkruajë vendimin për themelimin e Task-Forcës së Gjelbër. Sipas tij, kjo Task-Forcë ka për qëllim përmirësimin e nivelit të mbrojtjes.

Ministri Aliu ka bërë të ditur kjo Task-Forcë do të udhëhiqet nga Ministria e Mjedisit, ndërsa në përbërje të saj do të jenë edhe Ministria e Punëve të Brendshme, ajo e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe Ministria e Bujqësisë.

“Sot do ta nënshkruajmë vendimin për themelimin e Task-Forcës së Gjelbër. Ky është vendim i rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit në vend. Task-Forca e Gjelbër do të jetë trup nga institucione të ndryshme të qeverisë, ku do të udhëhiqet nga Ministria e Mjedisit dhe në përbërje të saj do të jetë ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Industrisë, e Bujqësisë për zbatimin e këtij vendimi. Kjo Task-Forcë do të krijohet si strukturë e veçantë dhe do të merret me përmirësimin e nivelit të mbrojtjes”, ka thënë Aliu.

Kurse, zëvendësministri i Mjedisit, Jeton Raka, ka njoftuar se kjo Task-Forcë do të jetë në mbrojtje të lumenjve, parqeve kombëtare dhe reduktimin e mbeturinave të plastikës.

“Kjo Task-Forcë do të merret edhe me ndalimin e gurthyesve ilegalë, ndalimin e aktiviteteve ilegale në parqet kombëtare, në veçanti në zonat strikte dhe intervenimin në këto zona. Po ashtu, në zvogëlimin e mbeturinave të qeseve të plastikës, do ta shtojmë  kontrollin dhe inspektimet te prodhuesit e qeseve të plastikës, identifikimin e deponive ilegale dhe trajtimin e tyre në bashkëpunim me komunat përkatëse. Me një fjalë do të kemi 0 tolerancë ndaj të gjithë atyre që e degradojnë mjedisin”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, drejtori për hetimin e krimeve të organizuara dhe krimeve të rënda i Policisë së Kosovës, Jasip Krasniqi, ka thënë se krijimi i kësaj Task-force shihet si mundësi shtesë që në bashkëveprim me institucionet tjera ta ngrihet në nivel më të lartë parandalimi dhe luftimi i fenomeneve që kanë të bëjnë me krime mjedisore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img