Site icon PrishtinaPress

Themelimi i Dhomave të Specializuara, ka ardhur sepse Kosova nuk i ka kryer detyrat e shtëpisë

Hulumtuesja Nora Ahmetaj ka theksuar se themelimi i Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, ka ardhur për shkak se kosovarët nuk i kanë kryer detyrat e shtëpisë.
Ajo në emisionin “Përballje”, në “RTV Dukagjini”, ka thënë se ngecja në sistemin e drejtësisë, ka ndikuar që ne të kemi ekstra përvoja në këtë drejtim.

“Fatkeqësisht arsyeja pse kemi ardhur këtu, është sepse kemi qenë jo të përgatitur. Ne disi pasluftës merrnim më shumë rekomandime dhe këshilla. Dyshoj që spektri politik kanë qenë të pjekur për tu ballafaquar me rastet e luftës”, ka shtuar Ahmetaj.

Sipas saj, është dashur që të krijohet një gjeneratë e re e gjyqësorit dhe prokurorëve që kanë guxim për të filluar të merren me këto raste, duke shtuar se “arsyeja se pse ka ndodhur anashkalimi i këtyre rasteve, është mungesa e guximit që të merren me këto tema.

Exit mobile version