4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Thellohet përplasja SHBA-Kinë për Tajvanin

Presidenti amerikan, Joe Biden ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do ta mbrojnë Tajvanin nëse Kina e sulmon.

Gjatë një eventi të organizuar nga CNN, pjesëmarrësit iu referuan lajmeve se Kina ka testuar një raketë supersonike së fundmi dhe pyetën Biden nëse do ta mbronte Tajvanin.

“Po dhe po! Ne kemi një angazhim për këtë”, u përgjigj Biden, duke shtuar se në këtë aspekt nuk ka asnjë rrezik pasi sipas tij, si Kina edhe Rusia e dinë që Shtetet e Bashkuara kanë ushtrinë më të fuqishme në botë.

E njëjta gjë, shtoi Biden, vlen edhe për aleatët e tjerë të Amerikës si Kanadaja, Evropa, apo ato në Azi si Japonia dhe Koreja e Jugut, raporton euronews.al.

Duke reaguar, qeveria kineze i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të shmangin dërgimin e sinjaleve të gabuara që sugjerojnë pavarësinë e Tajvanit.

Në një konferencë për shtyp në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme deklaroi se Kina nuk do të lejojë hapësira për koncesione dhe as ndërhyrje të huaj në çështjet e saj të brendshme.

“Tajvani është pjesë e patjetërsueshme e territorit kinez. Ai është çështje e brendshme e Kinës dhe ne nuk lejojmë ndërhyrje të jashtme. Kur bëhet fjalë për interesat jetike të Kinës si sovraniteti dhe integriteti territorial i saj, ne nuk bëjmë kompromise”, tha Wang Wenbin, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Kina ka deklaruar se Tajvani është çështja më e rëndësishme me të cilën po përballet me Shtetet e Bashkuara dhe ka denoncuar atë që e ka quajtur “bashkëpunim” mes Uashingtonit dhe Taipeit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img