-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Thellohet bashkëpunimi mes Kosoves dhe Kroacisë në fushen e produkteve dhe pajisjeve medicinale

Kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale Sejdë Tolaj me bashkëpunëtorë vizitoi Agjencionin për Produkte dhe Pajisje Medicinale të Kroacisë, ku u priten nga kryeshefi Sinisha Tomiç me shefat e departamenteve të këtij institucioni.

Gjatë kësaj vizite, palët u dakorduan që të intensifikohet bashkëpunimi në fushën e produkteve dhe pajisjeve medicinale, duke shkëmbyer informacione mbi autorizim marketingun, kontrollin e cilësisë, farmakovigjilencën, pajisjet medicinalet e të tjera.

Poashtu, palët u dakorduan që të bashkëpunojnë ngushtë lidhur me iniciativat e reja legjislative, duke shkëmbyer përvojat praktike në funksion të përafrimit të legjislacionit primar dhe sekondar lidhur me produktet dhe pajisjet medicinale.

Ekspertët e dy Agjencive do të shkëmbejnë poashtu pervojat e tyre për çështjet që janë në interes të përbashkët, duke identifikuar problemet dhe ofrimin e mbështetjes reciproke për zgjidhjen e tyre./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img