Site icon PrishtinaPress

Thellohet bashkëpunimi Kosovë – Këshill i Evropës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, ka marrë pjesë në takimin e tretë të grupit punues të Kosovës me Këshillin e Evropës të cilin e ka bashkëkryesuar me drejtorin e Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Bjoern Berge.
Murtezaj, sipas komunikatës nga MPJ, theksoi se vizioni i Kosovës është vizioni i paqes, i dialogut, i bashkëpunimit dhe i integrimeve evropiane, transmeton Koha.net
“Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për avancimin e kritereve në fushën e sundimit të ligjit, të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e standardeve demokratike”, tha Murtezaj.
Takimi është fokusuar në vendosjen e objektivave të matshme dhe fushave konkrete të bashkëpunimit gjatë vitit të ardhshëm.
Këshilli i Evropës, aktualisht në Kosovës është duke i zhvilluar 13 projekte, nga të cilat tetë janë të bashkëfinancuara me Komisionin Evropian; fushat e aktivitetit synojnë përmirësimin e standardeve në sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe demokratizim.

Exit mobile version